Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Frrok Çupi ftuar në "Tonight Ilva Tare" i konsideron të humbura kauzat e opozitës.
Çupi: Kauzat e humbura të opozitës dukeshin qartë. Opozita erdhi me kauzën e narko-shtetit. Një narko-shtet nuk mund ta ketë opozitën të pa narkotizuar. Është ligjësia e narko-shtetit. Që këtu ke humbur atë që thua, që do të thotë se pa dyshim opozita është pjesë e narko-shtetit. Luajti ke kauzën e varfërisë, kjo kauzë është e humbur. Aq më tepër që kryetari i opozitës luajti me vitet '27. Varfëria nuk është pronë e askujt. Opozita nuk paraqiti masat si e vlerëson varfërinë.
Opozita krijoi cinizëm ndaj varfërisë. I la të varfrit atje ku janë, u gëzua që organizoi një protestë. Si opozita, si qeveria bëjnë pjesë në grupimin e establishmentit. Opozita ishte në pushtet. Kryetari i opozitës është 13 vjet në pushtet, kryeministri 20 vjet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cupi-nje-narko-shtet-nuk-mund-ta-kete-opoziten-te-pa-narkotizuar