Ora News - BOOM: Teatri i Kukullave shfrytëzon shfaqet e repertorit për të përfituar para privatisht

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM në RTV Ora News përmes një investigimi disa javor ka zbuluar abuzime të shumta në Teatrin Kombëtar të Kukullave, një institucion artistik i cili mbahet nga fonde publike për t`i shërbyer publikut.

Por ndodh që zyrtarët e këtij institucioni përfitojnë para që i fusin në xhepat e tyre për shfaqet e repertorit që jepen në formë private, kundër çdo udhëzimi apo rregulloreje.

Gazetarët e BOOM paguan 250 mijë lekë të vjetra për një shfaqe repertori e cila të vihet lehtësisht privatisht në dispozicion, kundrejt pagesës.

Për më tepër këtu nuk flitet për një shfaqe të vjetër por për një shfaqe ekskluzive, e cila duhet të jepet vetëm për fëmijët në oraret normale.

Jo vetëm kaq. Por në ditët me të frekuentuara, e shtunë dhe e dielë, kur fëmijët presin shfaqje, dyert e këtij institucioni jo rrallëherë gjenden të mbyllura.

Investigimi i emisonit BOOM përfshin edhe të tjera abuzime dhe përfitime në këtë institucion të cilat do ti ndiqni në ditët në vijim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-si-shfrytezohen-institucionet-publike-te-perfituar-para