Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 41 vjeçar është vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të repartit të Pediatrisë në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale Devi Kasmi, i cili u qëllua me disa plumba në afërsi të Morgut në rrugën "Kongresi i Manastirit".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta dhe ka qenë një telefonatë nga një qytetar që ka lajmëruar policinë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe autori. Policia thotë se ka ngritur pika të shumta kontrollit dhe po kryhet krehja e zonës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-tirane