Aeroporti i Vlorës në Kuvend, Gjiknuri: 100 mln euro investim; Mima: Kërkojmë prezantim serioz

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektligji për aeroportin e Vlorës ka zbritur në Kuvend ku kërkohet aprovimi për nisjen e negociatave me tre kompanitë turke.Sipas Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ky projekt do të ofrojë 1 mijë vende pune. Kreu i Infrastrukturës nuk prezantoi detaje nga projekti pasi kjo mund të dëmtonte interesat publikë. Por për opozitën sjellja e një projekti pa detaje nuk është serioz.

Ministri i Infrsatrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar në Kuvend projektligjin i cili kërkon të drejtën për nisjen e negociatave me kompanitë turke për aeroportin e Vlorës.

Sipas Gjiknurit, investimi kap vlerën e 100 mln eurove dhe do të sjellë 1000 vende të reja pune.

Gjiknuri: Është një investim rreth 100 milion euro, një aeroport i këtyre përmasave do të ketë në mënyrë permanente në atë zonë padiskutim të paktën 1000 vende të reja pune.Do të jenë shërbime nga më të ndryshmet që do të jenë të lidhura me funksionet e aeroportit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-vlores-ne-kuvend-gjiknuri-100-mln-euro-investim-mima-kerkojme-prezantim-serioz

Free Traffic Exchange