Report TV - Koplik, mjeku Preēi: Autori i vrasjes disa herė i shtruar nė psikiatri

2018-05-11 6

KOPLIK-Sot është përcjellë për në banesën e fundit Lumturie Bajrakurtaj, e cila u vra nga burri mbrëmjen e djeshme. Ylber Bajrakurtaj, me probleme mendore e goditi disa herë me sëpatë në oborrin e banesës duke e lënë të vdekur. Mjeku psikiatër Gjon Preci tregon për Report Tv në një prononcim se autori kishte qenë i shtruar disa herë në spital, madje pak ditë para vrasjes së gruas kishte bërë një vizitë.

?Ai ka qenë i shtruar disa herë në spitalin psikiatrik në Shkodër. Para disa ditësh ai ka qenë pranë mjekut specialist. Raste të tilla janë në dorë edhe të familjarëve që duhet të njoftojnë mjekun specialist? deklaroi ai për Report Tv. Mjeku u shpreh se edhe gruaja, Lumturie Bajrakurtaj ishte në kufijtë minimal të inteligjencës. Gjatë ceremonisë së varrimit, pranë dy familjeve prezent kanë qenë edhe efektivë të policisë nga frika e hasmërisë mes dy familjeve.