Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas rrëzimit në Kuvend, nën-komisioni ad-hoc zgjodhi listën e re për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të prokurorisë, por duket se fatin e ka të njëjtë, pasi opozita njoftoi sërish votë kundër në parlament. Oerd Bylykbashi tha se nuk i bashkon votat kurrë me mazhorancën për këta emra ndërsa e cilësoi procesin të delegjetimuar. Por Ulsi Manja tha se opozita po pengon reformën.
Nën-komisioni paralamentar ?ad-hoc? zgjodhi me short listën e re për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por sërish fati është i njëjtë, opozita deklaroi votë kundër që do të thotë rrëzim i sigurtë në Kuvend.
Bylykbashi: Harroje që ne mundet të ngatërrojmë sot votat bashkë.
Por pavarësisht rezervave me integritetin e disa prej anëtarëve, Oerd Bylykbashi tha se problemi më i madh është procesi i ndjekur për përzgjedhjen e këtyre kandidatëve.
Bylykbashi: Nuk ka lidhje me individët, ndonjë mund të ketë probleme të rënda me moralin e shoqërisë. Por shumë veta janë profesionistë, ama procesi është bërë llum prej jush dhe ata marrin koston e kësaj. Sa më shumë ta trazoni dhe kjo është hera e dytë që e trazoni, aq më shumë ngrihet llumi.
Por mazhoranca thotë se opozita po bllokon reformën në drejtësi.
Manja: Nga dita e parë dhe dita e fundit, opozita kërkon të zbarrisë procesin e zbatimit të reformës në drejtësi. Edhe kjo që po bën me kandidatët është një lojë e opozitës për të deligjitimuar procesin, për ta çuar në pikën zero dhe për të bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi.
Ndërkohe nën-komisioni ad-hoc skualifikoi nga gara kandidatin e propozuar nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Altin Hazizaj, pasi Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar Kuvendit një shkresë ku thuhet se ai është në konflikt me ligjin e dekriminalizimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hidhet-shorti-anetaret-e-klgj-dhe-klp