Report TV - Hidhet shorti për KLGJ-KLP 10 kandidatët që do të votohen

2018-05-11 0

Nënkomisioni ad hoc për ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ka hedhur shortin e dytë për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke përzgjedhur emrat nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile të cilët do përbëjnë dy prej institucioneve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Kandidaturat e shortit të javës së kaluar u rrëzuan të enjten në Kuvend pasi nuk morën 94 votat e nevojshme për t'u miratuar.

Kështu, për KGJ, goglat e hedhura këtë të hënë kanë seleksionuar dy kandidatët nga trupa e avokatisë, Fatos Lazimi dhe Fatmira Luli, nga trupa e pedagogëve Maksim Qoku e Mirela Bogdani si dhe nga Shoqëria Civile kandidaten Naureda Llagami.

Sa i takon anëtarëve të KLP, shorti përzgjodhi nga trupa e avokatëve kandidatët Gëzim Allaraj dhe Floreta Gjini. Nga radhët e pedagogëve, Eneda Sema dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga Shoqëria Civile, Andi Muratin.