Ekstradimi i financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’,avokati: Kallëzim penal prokurorëve

2018-05-11 1

Avokati i financierit të grupit kriminal ?Habilaj?, Nezar Seitit, ka reaguar për ekstradimin e këtij të fundit në Itali.

Avokati Detar Hysi ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët sipas tij, lejuan ekstradimin e Seitit pa prova dhe fakte në shtetin tonë, por vetëm duke u nisur nga përgjimet italiane.

Sipas tij, drejtues i Prokurorisë ka tejkaluar kompetencat, duke shpërdoruar detyrën.
?Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej dhe nuk morën asnjë masë. Do të depozitojë kallëzim penal për prokurorët", ka thënë avokati Hysi.