Report TV - Bushati: Çamët të gëzojë pronat, në bazë të legjislacionit të Greqisë

2018-05-11 0

TIRANE-Ministri Ditmir Bushati raportoi në Komisionin e Jashtëm për bisedimet me Greqinë në Kretë dhe në Korçë për çështjet e vjetra mes dy vendeve. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të hapura, pasi një pjesë e anëtarëve të komisionit nuk kishin certifikatë sigurie, ministri deklaroi se nga bisedimet mes dy vendeve ka progres në të gjitha çështjet, por pa dhënë detaje konkrete.

Bushati u shpreh se bisedimet me Greqinë për çështjet e mbetura pezull kanë nisur që në vitin 2013 dhe se çështja e gërmimit për gjetjen e varrezave greke është sipas pikëpamjes ligjore. ?Ky proces ka nisur që në fund të vitit 2013. Qeveria Rama vendosi ekuilibra të rinj me shtetin fqinj dhe kemi vendosur me kolegun grek një mekanizëm të ri të dialogut për çështjet e pambyllura. Statusi i varrezave është i qepur nga pikëpamja ligjore. Vendprehja dhe pika se ku gërmohet për te gjetur eshtrat e te rënëve greke nuk është e njëjta gjë. Me palën greke kemi folur edhe për çështje e aktualitetit? deklaroi ai.