Ora News - Përzgjidhet lista e re për anëtarët e KLGJ dhe KLP, opozita: Nuk e votojmë

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rrëzimit nga Kuvendi, nënkomisioni ad-hoc përsëriti sërish shortin duke përzgjedhur listën e re prej 10 anëtarësh për anëtarë të KLGJ dhe KLP.

Ulsi Manja tha se listat me kandidatët fitues do ti përcillen Kuvendin për votim në seancën e ditës së enjte. Opozita e kundërshtoi sërish listën duke e cilësuar një çorbë që do të sillte vetëm rrëmujë në drejtësi.

Oerd Bylykbashi tha se nga totali i kandidatëve, vetëm një prej tyre plotëson kushtet ligjore.

Bylykbashi: Në përmbyllje të shortit nuk mund të kishte shpresë kur shumica dërmuese e kandidatëve janë në kundërshtim me ligjin dhe disa prej tyre kanë vlerësim negativ nga ONM, nuk do të ishte çudi që vetëm një kandidat të jetë në rregull me ligjin. Të gjithë të tjerët ose kanë vlerësim negativ nga ONM deri në skualifikim ose janë në kundërshtim me kritetret e tjera të ligjit. Madje ka të dhëna të tjera që i vënë në pikëpyetje si kandidim por që janë ende në verifikim.I filtruar politikisht për të sjellë këto kandidatura nuk do bënte gjë tjetër veçse të sillte si kjo listë që doli sot me short, një çorbë e gatuar për t'ia dhënë parlamentit ta miratojë me 2/3 e votave që është e pamudnur me këtë cilësi.Ishte vetëm një rreth vicioz si qeni që kërkon të kafshojë bishtin e vet, është e pamundur që reforma në drejtësi të përfundojë në një farsë të tillë sepse përndryshe do të kemi vetëm një rrëmujë në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hidhet-shorti-anetaret-e-klgj-dhe-klp