Ora News - Vrau gruan me sëpatë, autori ka qenë i shtruar disa herë në psikiatri

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e 42-vjeçarit që vrau gruan me sopatë në Koplik kanë hapur dyert e mortit në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa trupi i së ndjerës nuk do të përcillet për në banesën e fundit nga aty.

Familjarët vendosën që ti bëjnë nderimet në vendlindjen e saj në fshatin Zagore. Forca të shumta police vazhdojnë të ruajnë banesën e çiftit Bajrakurtaj që prej ngjarjes së rëndë. Ndërkohë Ylber Bajrakurtaj rezultonte person me probleme mendore dhe për këtë ai trajtohej.

Ora News ka kontaktuar me mjekun psikiatër, Gjon Preçi, i cili tha se 42 vjeçari dhe bashkëshortja e tij e ndjerë kishin kartelë të hapur në qendrën e shëndetit mendor

"Ai ishte me prapambetje mendore, të shkallës së lehtë deri tek e moderura por që disa herë kishin çuar në qëllime psikike, periodike, të shpeshta për të cilat është shtruar disa herë në spitalin psikiatrik."

Për neuropsikiatrin Gjon Preçi, Bajrakurtaj qëndronte i lirë për shkak se nuk shfaqte shenja dhune por kjo nuk e justifikon situatën në të cilën ndodhet ky kontigjent që shëndrrohet në rrisk për veten, familjarët dhe komunitetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrau-gruan-me-sepate-autori-ka-qene-i-shtruar-disa-here-ne-psikiatri