Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët i dhanë lamtumirën e fundit Aldison Belulaj, djalit 23 vjeçar që qëlloi për vdekje studenten e Juridikut, Ariela Murati dhe më pas veten.
Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e tij të lindjes dhe trupi do të prehet në të njëjten varrezë në Zharrëz, aty ku prehet edhe Ariela.
Aldisoni qëndroi disa ditë në koma të thellë, ndërsa familja e tij ka tentuar disa herë të ul gjakrat me familjen Murati.
Daja e Aldisonit, Astrit Koroveshi, tha se nuk ka asnjë arsye për të pasur hasmëri mes dy familjeve.
"Nuk ka arsye për hasmëri. Dy të rinjtë mund të përfundonin në martesë jo në këtë fund tragjik".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fundi-i-tragjedise-aldisoni-dhe-ariela-do-te-prehen-ne-te-njejte-varreze