Ora News - PD e LSI kërkesë Kuvendit: Qeveria të rishikojë votën në OKB

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth një muaj pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën "Për statusin e Jeruzalemit", në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, opozita kërkon rishikimin e qendrimit. Nëpërmjet një kërkese mocioni për debat drejtuar Kuvendit, PD dhe LSI akuzojnë qeverinë se ky ka qenë një vendim i pakonsultuar dhe kundër interesave kombëtare.

?Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.?

Ministria e për Europën dhe punët e Jashtme, pas votimit shpjegoi se kjo nuk është një votë kundër SHBA-së dhe se Shqipëria I ka qendruar koherente qëndrimit të saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian.

Më 21 dhjetor të 2017, në mbyllje të votimit në OKB, 128 vende u shprehën pro rezolutës, mes tyre edhe Shqipëria, 9 kundër dhe 35 abstenuan. Mes votave në favor të rezolutës dhe kundër SHBA u rreshtua elita europiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kerkese-kuvendit-qeveria-te-rishikoje-voten-ne-okb

Free Traffic Exchange