Ora News - Ekstradimi i Nezar Seitit, avokati do bëjë kallëzim penal për prokurorët

2018-05-11 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin penal për rastin e ekstradimit të Nezar Seitit i njohur si financier i grupit Habilaj , avokati i tij Detar Hysi ka reaguar duke paralajmëruar se do te bëjë kallzim penal ndaj Prokurorëve të Krimeve të Rënda, që sipas tij lejuan ekstradimin.

Ne një prononcim për mediat Detar Hysi ka pohuar se Prokuroria e Krimeve te Rënda, për rastin Seitaj ka tejkaluar kompetencat duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte te mbedhura ne shtetin tonë.

Sipas Hysit drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën pasi sipas tij është njoftuar nga avokati se po ekstradohej dhe nuk mori asnjë masë.

Ndërkohë vete Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të nisë verifikimin ne lidhje me rastin Seitaj , nëse ishte apo jo Gjykata e Tiranës kompetente për gjykimin e kësaj kerkesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-nezar-seitit-avokati-do-beje-kallezim-penal-prokuroret