Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese i cili e udhëhoqi Kombëtaren drejt finaleve të Europianit për herë të parë në histori, Gianni de Biasi gjatë një vizite në Romë shprehu opinionin e tij për Ora News mbi garën për zgjedhjen e presidentit e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku natyrisht shprehu mbështetjen e tij për Armando Dukën.
Gianni de Biasi: "Do të jetë një garë mjaft e vështirë, e ashpër dhe shpresoj të fitoj më i miri. Unë ndjehem pak më i lidhur me Presidentin e Federatës që unë vazhdoj ta thërras Presidenti Armando Duka, pasi është personi me të cilin kam punuar e jam ndjerë mirë.
Ajo ç'ka është bërë nga Duka gjatë viteve të fundit është mjaft e rëndësishme duke e nisur nga rindërtimi i stadiumeve si ai i Shkodrës apo i Elbasanit. E të bësh bashkë sektorin publik e privat për të ndërtuar arenën e madhe të futbollit pra stadiumin në Tiranë, medoemos se është një punë mjaft e madhe e Federatës e në mënyrë të vecantë e Presidentit të saj Armand Duka."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/de-biasi-ora-news-duka-ka-bere-pune-te-jashtezakonshme