Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ?zbuluar? arsyen e protestës së opozitës, të shtunën e 27 janarit. Balla deklaroi në studion e Report Tv se arsyeja e kësaj proteste ishte vetë Lulzim Basha dhe konsolidimi i tij si lidership, duke shtuar se PD ka pasur probleme të brendshme.
Intervista e Taulant Balla:
S?kam asnjë koment për protestën, po të kemi parasysh se qytetarët nuk e dinin për çfarë protestonte opozita. Të dalësh në protestës duhet të kesh një kauzë. Kjo ka qenë pyetja këto ditë ?për çfarë po dalin në protestë këta??
Unë e ka përgjigjen: Ka të bëjë me probleme të brendshme të PD. Lidershipi i PD, Basha është në pikëpyetje të mëdha, pas mënyrës si e menaxhon PD, dhe u desh për të bërë një protestë për të konsoliduar qëndrimin e Bashës.
Dëshirat e tyre mund të jenë të ndryshme, por jo të gjitha të realizueshme. Vota e qytetarëve e tregoi qartë më 25 qershor, ne po ushtrojmë detyrën që na besuan qytetarët. Nuk kemi kohë për të humbur për telenovelat e Monikës dhe lUlit.