http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria mori autorizimin e kuvendit për të negociuar me koncosirium turk, i cili ka shfaqur interes për të ndërtuar aeroportin e Vlorës në zonën e Akërnisë.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, u dhanë disa detaje të investimit.
Por ministri Gjiknuri preferoi të mos japë informacion lidhur me detajet financiare të konstratës, pasi e konsideroi atë konfidenciale e që mund të dëmtojë negociatat e mëtejshme.
Aktualisht nevoja për një aeroport të dytë në vend është e madhe pasi numri i pasagjerëve në Rinas ka arritur ne 2. 7 milionë në vit, ndërsa charterat për turizëm kanë njohur vetëm rritje.
Ministri dha garanci se oferta vjen nga kompani serioze.
Ajo çka i intereson shqiptarëve është ulja e çmimit të biletave të udhëtimit, ndaj një aeroport i dytë në vend teorikisht do të ndikojë në lehtësimin e kostove. Por në rastin më të mirë në se ky projekt realizohet ai do të nisë operimin për të paktën 4 vite.