Projekti '100 fshatrat',Hoti:Synon rilindjen e zonave rurale, zhvillon agro-turizmin

2018-05-11 5

Rilindje e zonave rurale përmes zhvillimit të agroturizmit dhe projekteve të tjera inovative. Programi 100 fshatrat lançuar nga kryeministri Rama, ka nisur të zbatohet nga katër ministri, Infrastruktura, Bujqësia, Kultura dhe Turizmi. Sipas këshilltarit të ministrisë së Bujqësisë, Enea Hoti, projekti do të sjellë zhvillim ekonomik.



Projekti ?100 fshatrat? që ka nisur të implementohet nga ana e katër ministrive, Bujqësisë, Infrastrukturës, Kulturës e Turizmit, do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe sektorit të turizmit për banorët që jetojnë pranë tyre.

Për Enea Hotin, kështilltar pranë Ministrisë së Bujqësisë, ky projekt synon ?rilindjen? e zonave rurale.

Enea Hoti, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Në 100 fshatrat do të kemi tre tipe ndërhyrjesh me projekte, kryesisht me ndërhyrje në infrastrukturës publike, projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të tyre si dhe trajnime për formimin profesional. Në fund të 3-vjeçarit, që zgjat ky program, do të kemi rezultate të prekshme në punësim, turizëm, ngitjen e një rrjeti të agro-turizmit, por edhe projekte të infrastrukturës që do të jenë të prekshme ëpr komunitetet përkatëse.

Hoti shton, se në bashkëpunim me bashkitë, në këto fshatra po përcaktohen prioritetet për ndërhyrje, që do të nisin implementimin e ideve të dhëna, që nga muaji shkurt.

Enea Hoti, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Me miratimin e listës së 100 fshatrave, bashkitë kanë aftro një muaj kohë për të prezantuar idetë dhe projektet për financim. Disa nga projektet do nisin që në shkurt, por që nga muaji mars do të nisë impementimi i projekteve të para.

Por, harta e 100 fshatrave, e miratuar tashmë edhe nga qeveria, mund edhe të shtohet me fshatra të tjerë, por për fazën e parë të tij, volumi më i madh i investimeve në shërbime e infrastrukturë do të jetë në dy vitet e ardhshme.

Enea Hoti, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Në gjithë territorin e Shqipërisë, çdo bashki e ka nga një fshat, por ka edhe bashki që kanë më shumë se 1 fshat. Janë fshatra që kanë profile dhe potenciale të turizmit, trashëgimisë, mjedisit, natyrës. Lista me 100 fshatra nuk është fundore, ministria po punon që këtë program me ?100 fshatra? ta shtyjë në programin ?100 plus?.

Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend.

100 fshatrat e përzgjedhur janë me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës, mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.