Edison Ypi komenton protestën e opozitës dhe përplaset me telefonuesit në Report TV

2018-05-11 6

Edison Ypi ka komentuar në emisionin e mëngjesit në Report Tv protestën e opozitës. ?Protesta nuk është sasi, por cilësi, e kanë gabim ata që thonë ishin kaq apo aq njerëz. Fjalimi i Bashës nuk është si i Berishës në 1991, nuk është i atij niveli, por ishte i mirë? tha ai.
Ai komentoi edhe vrasjen e gruas nga burri mbrëmë në Koplik. ?Unë nuk çuditem për vrasjen, çudi do të ishte nëse ngjarje të tilla nuk ndodhin nga 10 në ditë, është një vend që është katandisur pa moral dhe nder? tha ai.

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

Free Traffic Exchange