Ora News - Rama mbledh grupin PS: Fantazitë e propaganda e kapjes së drejtësisë, janë dokrra

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i ka etiketuar si 'dokrra' akuzat e opozitës se qeveria po kap drejtësinë duke i dhënë përgjigje dhe njërës prej akuzave të opozitës për të cilat u zhvillua edhe protesta ditën e shtunë.

Edi Rama: "Propagandat për kapjen e drejtësisë janë dokrra."

Rama nuk e përmendi fjalën protestë, por duke thënë se opozita ka të drejtën e saj të ketë një axhendë tjetër nga ajo e mazhorancës, zgjodhi ti japë përgjigje opozitës duke e ftuar gjithsesi për dialog siç është çështja e refomës zgjedhore.

Edi Rama: "Ne kemi detyrimin që të vazhdojmë që të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog. Nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë vijimësisht në një pozicion antihistorik shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe të ketë një sens urgjence nga palët."

I sapokthyer nga forumi ekonomik i Davosit, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendi është një hap para çeljes së negociatave pasi konsiderohet se i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë.

Edi Rama: "Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në momentin që flasim Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë."

Rama informoi edhe për negociatat me Greqinë që do të finalizohen me një marrëveshje strategjike.

Opozita shqiptare zhvilloi ditë e shtunë një protestë për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia për të finalizuar reformat kyçe duke akuzuar kryeministrin se po vë në kontroll sistemin e drejtësisë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-mbledh-grupin-ps-fantazite-e-propaganda-e-kapjes-se-drejtesise-jane-dokra