Komisioni i Medias është shtyrë për ditën e mërkurë, pas largimit të opozitës nga mbledhja. Shkak për largimin e anëtarëve të PD dhe LSI nga komisioni është bërë vonesa e anëtarëve të majtë, të cilët kanë qenë në mbledhjen e grupit parlamentar dhe për rrjedhojë nuk janë paraqitur në kohë në komision.
Deputetja e PD, Albana Vokshi, deklaroi se mbledhja ishte parashikuar në orën 10:00, ndërsa opozita ka pritur më shumë se një orë mazhorancën. Sipas saj, kjo është një mungesë e theksuar serioziteti nga anëtarët e mazhorancës.