“Jemi një hap larg negociatave” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është optimist per çeljen e negociatave me Bashkimit Europian dhe thotë se Shqipëria eshte vetëm nje hap larg këtij momenti historik. Teksa informoi deputetet socialiste, shefi i qeverise u shpreh se ky besim vjen edhe nga takimet e ditëve te fundit gjate forumit te Davosit.



Duke u kthyer tek realitetit politik ne Shqipëri, Rama u ndal edhe tek dy procese te rëndësishme, reforma ne drejtësi dhe ajo zgjedhore. Per te pare tha se ka tentativa per ta penguar ndërsa per te dytën kërkoi konsensus.



Kreu i Qeverise informoi deputetet socialist edhe lidhur me dialogun me Greqinë, ecurinë e te cilit e cilësoi mjaft pozitiv deri me tani. Ai theksoi se po bëhen përpjekje qe komunitetit çam ti krijohet akses ligjor per te drejtat e pronësisë.



Ne fund, Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje per refuzimin e dekretimi te ligjit te gjuhëve ne Maqedoni nga Presidenti Ivanov, duke shtuar se lëvizja e fundit e opozitës maqedonase synon vetëm te vonoje zbatimin e tij.