Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së.
Edi Rama:"Shqipëria konsiderohet se i ka kryer detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka një moment dallimi dhe i gjithë procesi vazhdon çdo ditë. Rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që janë hedhur dhe do hidhen në kalendarin e detyrave përbëjnë edhe një arsye të fortë për të ndarë me opinion të vërtetën e thjeshtë se fantazitë e ushqyera nga një pjesë e spektrit politik dhe propaganda medemek kapja e drejtësisë janë dokra, janë dokra sepse po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE apo SHBA nuk do të lejonin shfaqej më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë.
Sa i takon marrëdhënieve me opozitën Rama u shpreh: "Opozita ka të drejtë të ketë një axhendë që nuk përputhet me fokusin 100% e gjithë klasa politike të këtë në këtë proces për të garantuar hapjen e negociatave. Ne kemi detyrimin që të përpiqemi për të krijuar kushte me dialog me opozitën. Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-mbledh-grupin-ps-fantazite-e-propaganda-e-kapjes-se-drejtesise-jane-dokra