Nisma e dy vajzave qe dashurine per librin e kthyen ne biznes

2018-05-11 1

?Mos e gjyko një libër nga kopertina? thotë një shprehje, por dy vajza në Tiranë e kanë kthyer këtë shprehje në një biznes mjaft fitimprurës. Inesi dhe Klea, janë dy motra që i bashkon pasioni për librin.

Prej dy vitesh ato kanë marrë iniciativën për ta bërë sa më interesante blerjen e një libri. Ato i paketojnë librat në një mënyrë shumë elegante dhe shënojnë sipër tyre vetëm tre fjalë që shpjegojnë gjithë thelbin e librit. Në këtë mënyrë, kushdo mund t'i bëjë vetes dhuratë një libër, pa e ditur se çfarë libri është, por duke u nisur vetëm nga tre fjalët që shpjegojnë thelbin e librit.

Për mikrofonin e televizionit tonë, vajzat tregojnë se si u lindi kjo ide. Vajzat po e përdorin këtë nismë edhe për të promovuar autorët e rinj shqiptarë.

Të dhurosh një libër është një zgjedhje e vështirë, por kjo nismë e vajzave ua ka lehtësuar jetën shumë njerëzve që nuk vendosin dot për të dhuruar një libër.

Dhe për ta kthyer dhurimin e librave edhe në diçka trendy, përveçse në argëtim, ato kanë menduar për çdo gjë.

Me të rinj si Klea dhe Inesi, që punojnë më aq dashuri dhe përkushtim për librin, duket se të bësh dhuratë një libër, qoftë edhe vetes, nuk del kurrë nga moda.

Free Traffic Exchange