Bullizmi në shkolla, psikologët: I përhapur tek moshat e vogla

2018-05-11 14

Paraqitja e jashtme fizike apo disa kilogramë më shumë në peshë shpesh janë burim i bullizmit mes fëmijëve. Sipas psikolges Irena Çela, ky fenomen gjen përhapje më të madhe në shkollat e ciklit të ulët dhe në mosha të vogla.

Zakonisht në këtë marrëdhënie mes viktimës dhe agresorit, fiton ai që ka simpatinë e turmës. Edhe pse nuk një ndarje konkrete, në përgjithësi janë meshkujt ata që shfaqin prirje të tilla.

Për këtë fenomen mungojnë studimet dhe për këtë arsye nuk ka shifra konkrete sa i përket personave që janë viktima të bullizmit, por psikologët nga përvoja tregojnë se raste të tilla po shtohen çdo ditë. Edhe nëse viktima e ka të vështirë ta pranojë, është presioni që ushtrojnë të tjerët që e detyron të marrë këshillim dhe ndihme nga psikologët.

Klan Plus