Ora News - Transformimi i Gjanicës, gati tritoli dhe fadromat për ndërtimet buzë lumit

2018-05-11 1

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Së shpejti në Fier pritet të nisë aksioni për shembjen e 40 objekteve për ti hapur rrugën zbatimit të një projekti që synon transformimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. 28 objekte do të kompensohen me 4 mld lekë, ndërsa për të tjerat po bëhet gati tritoli dhe fadromat për ti shembur.

Kjo është pamja e Gjanicës të dielën e fundit të janarit (shikoni videon). Ndërsa ky është projekti i rikonceptimit të qendrës së Fierit që parashikon tranformimin e zonës dhe ndërtimin e një parku, aty ku për mbi 20 vjet ka mbizotëruar betoni.

Për ta vënë në zbatim këtë projekt, parashikohet të shemben 40 ndërtesa. Godinat më të vogla do rrafshohen me mjete të rënda, ndërsa për objektet shumëkatëshe po bëhen llogaritë për tritolin.

Pronarët e 28 prej këtyre objekteve do të ndajnë 4 miliardë lekë kompensim sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave i dalë më 17 janar, ndërsa të tjerët kanë nisur të çmontojnë çfarë të mundin nga banesat dhe bizneset para se të nisë aksioni.

Projekti parashikohet të kalojë në tre faza dhe ka zgjuar tek të moshuarit kujtimet e kohës kur në lumin që sot mbizotërohet nga ndotja, dikur pihej ujë.

Premtimi se hapësira e zaptuar nga ndërtimet do ti kthehet qytetarëve ka zgjuar pritshmëri të mëdha tek këta të fundit, të cilët kërkojnë që projekti të çohet deri në fund.

Por Bashkia e Fierit ka edhe një tjetër projekt ambicioz, për lumin që prej vitesh është shndërruar në simbolin e ndotjes.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/transformimi-i-gjanices-gati-tritoli-dhe-fadromat-ndertimet-buze-lumit