Pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 18:00, ndërsa ka sjellë një rëndim të trafikut për disa minuta, Report Tv ka siguruar pamjet.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet, ndërsa lëvizja i është rikthyer normalitetit pas disa minutash.