Ora News - Zgjerimi i sektorit të peshkimit, Peleshi nënshkruan kontratën në Prespë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, nënshkroi në Prespë kontratën për bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e sektorit të peshkimit. Ministri bëri me dije se skema mbështetëse për këtë sektor do të kapë vlerën e 20 milionë lekëve.

Në Prespë aty ku peshkimi për shumë familje është i vetmi burim të ardhurash, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, nënshkroi kontratën për bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e këtij sektori.

Licencat e peshkimit do të jepen nga Organizata e Menaxhimit ndërsa Ministria do të përcaktojë numrin e peshkatarëve që do të operojnë në Liqenin e Prespës për 10 vite.

Peleshi: Duke nxitur kooperimin ndërmjet jush duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë. Në mënyrë të qëndrueshme mbi të gjitha, sepse peshkimi këtu është një ekonomi mbështetëse, shumë e rëndësishme për familjet e zonës. Ka qenë, është dhe duhet të jetë në të ardhmen. Ndaj menaxhimi i liqenit duhet të jetë në mënyrë të qëndrueshme. Askush më shumë se ju që jetoni dhe punoni dhe mbani familjet tuaja, me këtë aktivitet nuk i dhimbset dhe nuk e di se si duhet të menaxhohet pra në mënyrë të qendrueshme peshkimi në këtë liqen kaq të rëndësishëm.

Ministri bëri me dije se skema e mbështetjes financiare në këtë sektor do të kapë vlerën e 20 milionë lekëve.

Peleshi: Ne jemi tani në prag të thirrjes së parë për Skemën e mbështetjes financiare ndaj këtu është dhe drejtorja e Agjencisë, e cila financon dhe grantet përmes së cilës ne do të mbështesim pikat e grumbullimit dhe të moleve të peshkimit, të pankinave të ankorimit të barkave që këtu mungojnë dhe janë problem. Mesa di kjo masë do të shkojë deri në 200 milionë lekë. Pra kemi goxha fonde, jo pak, për të mundësuar një gjë që duhet të ishte bërë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Pra vendet e ankorimit të varkave dhe pastaj të gjejmë formulën për ngritjen e një pike grumbullimi për peshkun.

Me shpalljen e liqeneve të Prespës si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, nënshkrimi i kësaj kontrate do t?i hapë rrugë punës për hartimin e planit të bashkëmenaxhimit për këto liqene.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/zgjerimi-i-sektorit-te-peshkimit-peleshi-nenshkruan-kontraten-ne-prespe