Kadare merr çmimin “NONINO” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkrimtarit te njohur shqiptar Ismail Kadare iu dorezua cmimi ?Nonino 2018? cili vjen pikërisht në 82 vjetorin e tij të lindjes.
Në ceremoninë qe u mbajt ne Udine, ishin të pranishëm personalitetet të rëndësishme të kulturës botërore.
Juria, e kryesuar nga nobelisti Indian Naipau arriti deklaroi se çmimi iu dha Kadares me motivacionin ?rapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dh legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane.?
"Si evropianë, në veçanti, ne mund te shohim vetëm të kaluarën tonë për t'u përpjekur ta kuptojmë të tashmen. Unë jam i kujdesshëm për të gjitha çmimet, për shkak të cilësisë së lartë të juries" u shpreh Kadare pas marrjes së çmimit.
Mediat italiane e cilesuan largimin e Kadarese nga Shqipëria në vitin 1990 drejt Francës, si një kundërshtim me çdo formë të diktaturës komuniste.
Shkrimtari shqiptar i njohur për romanet e tij Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur?, ?Pallati i Endrrave? dhe ?Kronikë në Gur?, etj, është vlerësuar per kontributin dhe ndikimin e tij ne letërsi me disa çmime te rëndësishme ndërkombëtare. Ai madje, vitet e fundit ka qenë në listën e të përfolurve për të fituar edhe çmimin Nobel.