http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Favorizimet që qeveria po i bën ?sektorit të djegies së mbetjeve, inceneratorimit? vlerësohet nga shoqata e ricikluesve si një masë asgjësuesve për ta.
Ricikluesi Iliaz Mehmeti thotë se kjo situatë do të shoqërohet me efekte negative në zhvendosje të aktivitetit nga Shqipëria.
Sipas tij po shpenzohen miliona euro nga buxheti për ndërtimin e inceneratorëve si dhe po i blihet me çmim preferencial energjinë që ata prodhojnë ndërsa po lihet pas dorë industria ricikluese që është një vlerë e shtuar në ekonomi.
Ndonëse ricikluesit kanë kërkuar prej vitesh ndarjen në burim të mbeturinave ata e shohin me dyshim operimin e inceneratorëve pasi edhe këto të fundit nuk djegin çdo lloj mbetje.
Sipas të dhënave AKTUALISHT Shqipëria riciklon 17 % të mbetjeve që prodhohen në vend. Nivel ky shumë ulët i krahasuar me vendet e tjera. Industria ricikluese përfaqësohet me 60 kompani të cilat kanë kryer një investime prej 200 mln euro ndërsa rezultojnë se ka 3 mijë të punësuar.