Veliaj: Në shkurt rinisim programin e kredive të buta, projekte të tilla ndryshojnë jetën

2018-05-11 0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaron se në shkurt do të rifillojë programi i kredisë së butë për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja mund të aplikojnë për të qenë pjesë përfitues. Veliaj tha se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre.
?Më vjen mirë që bashkia po funksionon më mirë se privati, për shumë projekte na thonë se shteti po punon më mirë se privati. Privati mund të marrë më shumë kohë, më shumë burokraci?, tha Veliaj. Projekti ?Subvencionimi i interesave të kredisë?, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Free Traffic Exchange