E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (28 janar 2018)

2018-05-11 15

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-20-sezoni-10/

Protagonist i rubrikës ?Ka një mesazh për ty? sot ishte Leonardi, një djalë i ri i cili sipas rrëfimeve të tij, ka pasur një jetë jo të lehtë si adoleshent. Ai kishte thirrur sot në studio mamanë e tij, për ta falenderuar për të gjithë mbështetjen e dhënë, por jo vetëm, edhe për t?i dhënë asaj një premtim shumë të rëndësishëm.

Leonardi: Unë vij nga një familje që përbëhet nga gjashtë persona, nëna, babai dhe katër fëmijë. Fëmijëria ime nuk ka qenë si ajo e të gjithë fëmijëve të tjerë, arsyeja e parë është se familja ime ka pasur shumë probleme ekonomike, erdhi një kohë që babai dhe nëna ime u ndanë dhe mua më rriti gjyshja. Pas disa vitesh ata u kthyen sërish me njëri-tjetrin, babai im kishte ndryshuar 100 %, nuk ishte më siç ka qenë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti atëherë?

Leonardi: Kur u ndanë unë kam qenë 5-6 vjeç. Më pas kur u bashkuan kam qenë 11 vjeç. Unë në moshën 13 vjeçare i jam futur një rruge pa krye, fillimisht fillova duhanin pas një viti fillova të merrja edhe drogë.

Ardit Gjebrea: 14 vjeç e gjysmë ke provuar edhe drogën?

Leonardi: Po, edhe familja nuk më mbante dot nën kontroll, sepse unë dilja nga shtëpia herët në mëngjes dhe kthehesha shumë vonë në shtëpi. E konsideroja shtëpinë si hotel. Mami ishte ajo që më mbante shumë afër dhe madje qante kur unë vonoja shumë për të shkuar në shtëpi, më merrte në telefon, por unë vetëm e fikja telefonin.

Ardit Gjebrea: Si silleshin shokët e klasës me ty?

Leonardi: Shokët e klasës në shumicën e rasteve më përbuznin, ngaqë vija nga një familje e varfër, talleshin, më shanin, kishte raste që edhe ushtronin dhunë. Një nga arsyet pse unë ju futa kësaj rrugë ishte që ata të fitonin respekt dhe në mos respekt, frikë, që të mos talleshin.

Ardit Gjebrea: Pra në njëfarë mënyrë e kërkove ti shoqërinë e keqe më shumë se sa të kërkuan ata ty? Si e gjete këtë shoqëri të keqe?

Leonardi: Të gjesh një shoqëri të keqe është 1000 herë më e lehtë se sa të gjesh një shoqëri të mirë. Por unë e kisha ndarë mendjen dhe vetëm diçka e vogël më ndante prej tyre, të bëhesha si ata.

Ardit Gjebrea: Ku e gjenit drogën?

Leonardi: Drogën e siguroja nga ata. Ata mund ta blinin nga shokët e tyre, nuk e di ku?

Ardit Gjebrea: Me një fjalë duheshin para. Ti ku i gjeje paratë?

Leonardi: Atëherë kjo është edhe arsyeja që përfundova në burg. Unë u kërkoja para prindërve dhe nuk i shpenzoja për arsyet që ju kisha thënë atyre. Duke qenë se për të siguruar drogën duheshin para, unë iu futa rrugës së vjedhjes. Me një nga këto djemtë e grupit që isha futur unë dhe kishim bërë plan që të futeshim në një dyqan të vidhnim një smartfone. Nuk i mendoja dy herë veprimet që bëja, nuk e ktheja kokën pas. U futëm, e morëm celularin dhe zotëria i dyqanit, më ndoqi nga pas, më tha ndalo. Ai lajmëroi edhe policinë, të cilët më kapën dhe më dërguan në burgun e Kav...