Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputeti Nuri Belba inspektuan punimet për Rilindjen Urbane të Përrenjasit, investim me vlerë rreth 80 milionë lekë.
Balla tha se, falë bashkëpunimit me Qeverinë Italiane, tashmë do të rikonstruktohet edhe Qendra kulturore e Përrenjasit që për herë të parë do të ketë një bibliotekë.
Balla: Bashkia e Përrenjasit është përfituese edhe e një projekti shumë të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore dhe shndërrimin e saj në një qendër multidimensionale,përfshirë këtu edhe një bibliotekë të munguar për qytetin.
Ndërkohë që jam shumë krenar që Rrajca është përzgjedhur një prej 100 fshatrave të cilët do të jenë model i zhvillimit shumëplanësh, po të kemi parasysh atë infrastrukturor, por edhe kulturor për atë ç?ka përfaqëson Rrajca në Shqipëri?.
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira falënderoi Qeverinë Shqiptare për investimet që ka përfituar Prrenjasi gjatë vitit 2017 ndërkohë që beson se 2018 do të jetë një tjetër vit me investime për këtë bashki.
Deputeti Nuri Belba duke kërkuar më tepër bashkëpunim me Bashkinë e Përrenjasit në të mirë të qytetarëve kërkoi që punimet të kryhen me cilësi pasi investimet janë mjaft të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rilindja-urbane-e-perrenjasit-balla-investime-80-mln-leke