Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita mblodhi qytetarët në shesh para kryeministrisë, për të kërkuar largimin e qeverisë, duke e cilësuar të inkriminuar dhe zhytur në korrupsion.
Para protestuesve të ardhur nga gjithë Shqipëria, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se shqiptarët kanë një qëllim, refuzimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës. Basha kërkoi qeveri të posaçme antimafia për të përgatitur zgjedhje të lira.
Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kërkoi falje që i kishin dhënë shansin 20 vjet të tallet me shqiptarët. Ajo shtoi se Rama ka mbetur vetëm dhe duhet të largohet një orë e më parë. Sipas saj, Rama është zhytur në zullumet e keqqeverisjes dhe nuk ka Ambasador që ta shpëtojë. Fjalen e mbajten dhe kreret e partive aleate me PD, ndërsa mesazhet u përcollën dhe nga emigrantët shqiptarë në Francë dhe nga ish-shefi i Antidrogës së policisë së Vlorës, Dritan Zagani.
Në orën 13:30 minuta pas fjalës së kryetarit të PD-së, protestuesit nisën të shpërndahen. Në një zë krerët e partive të opozitës, mes tyre dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha bënë thirrje për largimin e Ramës. Veç disa kapsollave tymuese të hedhura para kryeministrisë nuk pati incidente të tjera.
"Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur e të grabitur. Ky ështe vendimi dhe thirrja e popullit që iu mohua zgjedhja me votë sepse narko qeveria e Edi Ramës ndërseu bandat e drogës. Krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme" deklaroi Basha.
Protesta e nisur në orën 12:00 u mbyll në orën 13:30 pas fjalimit të kryetarit të PD-se dhe opozita ka paralajmëruar se do të jetë e para në vazhdën e protestave që pritet të mbahen me qëllim largimin e Edi Ramës. Protesta u mbyll në mënyrë paqësore veç disa kapsollave që u hodhën drejt kryeministrisë.
Ora News percolli live te gjithe protesten ne facebook dhe ne youtube.
Ora News përcolli zhvillimet minutë pas minute
13: 30 Protestuesit largohen nga kryeministria dhe po drejtohen nga selia PD
Kryetari Basha u shoqërua nga protestues drejt selise PD. Ata vijuan thirrjen: Rama ik!
Ora 13: 06 Hidhen kapsolla në drejtim të kryeministrisë. Basha po mban fjalen.
Lulzim Basha: Sot vdes 25 qershori. Sot mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, që mban pushtet të grabitur dhe të blerë. Sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre.
Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria të zgjedhë me votë sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat e krimit dhe paratë e drogës.
Ndaj sot, në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve që na mbështesin në këtë shesh dhe kudo ku janë, në emër të opozitës, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpa...