Partia Demokratike ka shpërndarë pamjet e saj me dron nga protesta e sotme 90 minutëshe përpara Kryeministrisë e cila ishte paqësore.
Demokratët theksojnë se tubimi i organizuar sëbashku me LSI-në dhe partitë aleate, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe protesta më e madhe e viteve të fundit.
Por nga ana tjetër, nga krahasimi i planeve që Report Tv i bëri protestës kësaj të shtune, me protestën e 18 shkurtit 2017, e cila kulmoi me ngritjen e Çadrës në Bulevard - rezulton se PD ka pasur më shumë mbështetës një vit më parë.