Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 1400 efektive të policisë u angazhuan në ruajtje të rendit dhe qetësisë gjatë protestës së opozites ku fatmirësisht nuk pati asnje incident.
Ashtu siç ishte parashikuar policia e kryeqytetit kishte marrë masa ekstreme për të ruajtur rendin dhe qetësine gjatë protestës së opozitës .
Që prej orës 10:00 efektivë të policisë filluan të zënë vendet e tyre para kryeministrisë, apo dhe mbi tarracën e kryesisë së Kuvendit. Ndërsa kishte edhe policë me maska kundragaz.
Plani i masave drejtohej nga kreu i policisë së Tiranës Ardi Veliu. Ndërsa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa e ka ndjekur zhvillimet nga zyra e tij, ku u pa futej që ne orën 10 të paradites.
Në ruatje të objekteve te sigurisë së veçantë por edhe për të shmangur çdo incident të mundshëm u angazhuan 1400 efektive kryeisht të komisraitave te kryeqytetit , forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat operacionale dhe qarkullimin rrugor.
Por fatmirësisht me gjithë masat e marra ndërhyrja e forcave te policiese nuk qe i nevojshmëshem pasi nuk u shenua asnje incident.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pak-para-protestes-se-opozites-policia-ze-vendet-forcohen-masat-e-sigurise