Ora News - Drejt kalasë së Beratit, Banka Botërore investon për dy rrugët kryesore

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore po mbështet me financime ndërhyrjen në dy rrugët kryesore që të çojnë në kalanë e Beratit. Kryebashkiaku Petrit Sinaj, thotë se projektet do ta bëjnë më të prekshme nga turistët qytetin muze.

Lagjia simbolike "Kala" në qytetin muze të Beratit, tashmë do të jetë lehtësisht e vizitueshme, pasi të dyja rrugët që do të çojnë drejt saj do të rikonstruktohen totalisht.

Falë mbështetjes së Bankës Botërore, do të rikonstruktohet rruga e Qafës së Kalasë dhe aksi tjetër nga hyrja e Beratit deri në lagjen "Kala".

Petrit Sinaj: Është një lajm shumë i mirë për të gjithë banorët e këtyre lagjeve që mund ti shfrytëzojnë këto dy rrugë, por edhe për të gjithë turistët që duan të vizitojnë kalanë dhe qytetin e Beratit. Kjo do të jetë një rrugë ekstra për të hyrë e dalë më lehtë në kala dhe pjesën tjetër të qytetit të Beratit.

Kryebashkiaku, Petrit Sinaj, thotë se ndërhyrjet do të ruajnë origjinalitetin e kalldrëmeve të Beratit.

Petrit Sinaj: Përveç infrastrukturës nëntokësore, kanalizimeve të ujërave të zeza, ndricimit të fibrave optike që ka nevojë, rruga Muzak Topia do ketë edhe një trotuar shumë të mirë, që mungon në atë rrugë.

Përmirësimi i infrastrukturës, pritet të ndikojnë edhe zhvillimin e turizmit, një prej sektorëve prioritarë në qytetin pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/drejt-kalase-se-beratit-banka-boterore-investon-dy-rruget-kryesore