Policia “blindon” Kryeministrinë, snajperë në çati - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

1500 forca policie janë angazhuar për protestën e opozitës. Të gjithë janë vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit.



Kryeministria është blinduar. Në kordonin e parë të policisë janë vendosur policet femra. Ashtu sikurse edhe në protestat e mëhershme të opozitës, ato qëndrojnë ne radhën e parë me protestuesit, por të pa armatosura.



Por kontrolli i protestës është bërë edhe përmes lartësisë së Kryeministrisë dhe ndërtesave të tjera përreth.



Ndërsa pas selisë së qeverisë, janë vendosur makina te blinduara dhe forcat speciale.



Një ditë më parë Ministria e Brendshme bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të qetë dhe pa cenuar rregullat, duke paralajmëruar se çdo person që krijon incidente, do të përballet me ligjin.

Free Traffic Exchange