Negociata për emrin e Maqedonisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Negociatat intensive për gjetjen e një zgjidhjeje mbi emrin e Maqedonisë, po vazhdojnë ashtu sikurse u premtua në takimin e 17 janarit në Nju York, mes ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe dy përfaqësuesve nga vendet përkatëse, ai maqedonas Vasko Naumovski dhe ai grek, Adamantios Vasilakis.



Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, po zhvillon sot takime me liderët kryesorë politikë në Athinë. Ai ka takuar kreun e partisë kryesore opozitare ?Demokracia e Re?, Kiriakos Mitsotakis. Ndërsa dje Tsipras mbajti një takim ministror mbi këtë temë, dhe pastaj u zhvillua një takim me Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos.



Ndërsa kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, sot në Shkup, zhvillon bisedime me liderët politikë, për të diskutuar për çështjen e emrit.



Presidenti Gjorge Ivanov, Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, kreu i VMRO-DPMNE, Christian Mickoski dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti do të marrin pjesë në takimin e sotëm i cili do zhvillohet në orën 18:00.



Ata do të konsultohen për strategjinë që do të paraqitet në takimet e javës së ardhshme.



Tre ditë më parë në Davos, kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë mbajtën takimin e parë të përbashkët për të diskutuar problemin që Athina zyrtare ka me emrin kushtetues të Maqedonisë.



Të hënën dhe të martën Nimetz do të jetë në Athinë dhe të mërkurën e të enjten në Shkup. Ai pret që reagimet e udhëheqjes maqedonase dhe greke të jenë në paketën e propozimeve të tij.



Më 4 shkurt në Athinë njoftohet se do të mbahet sërish një protestë masive në të cilën motoja kryesore do të jetë ?Maqedonia është greke?.

Free Traffic Exchange