Një e moshuar mes protestuesve të PD dhe LSI, ka bërë thirrje për drejtësi për 21 janarin, por asaj i janë vërsulur menjëherë mbështetësit e PD, duke tentuar ta dhunojnë.
Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë bashkiake e ka shtyrë gruan duke i kërkuar që të largohet. Në video shihet sesi një nga protestueset e opozitës tenton ta godasë të moshuarën e cila merret në mbrojtje nga policia.