Report TV - Sot protesta, nisen militantët e PD-LSI me autobusë nga rrethet

2018-05-11 0

TIRANE-Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, për anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, largimin e qeverisë ?Rama 2? dhe krijimin e një qeverie antimafia. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruarse do të dalë sot në protestë me familjen e tij, duke paralajmëruar një protestë paqësore.

Burime të Report TV kanë bërë të ditur se protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi ?Skënderbej?, në pritje të marshimit që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë Lulzim Basha dhe Kryemadhi nga selia e LSI.

1500 policë janë në terren për të shmangur incidentet, ndërsa janë disa rrugët që bllokohen. Protesta do të mbikëqyret edhe nga ekspertë të huaj. Ministria e Brendshme bën me dije se plani i masave është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit.