Ora News -Lëvizte me pistoletë në mjetin me fenelinë policie, arrestohet

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person ra në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë për mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë. Operacioni u zhvillua rreth orës 23.00 në rrugën ?Tom Plezha?, Tiranë.

"Gjatë një kontrolli të befasishëm në automjetin me targa angleze HN55DPX, që drejtohej nga shtetasi F.H, rezultoi se Aleksandro Karaj, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë , i cili ishte pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik i'u gjet në trup një Pistoletë e markes ?Beretta? kalibri 7.65 mm. Shtetasi i lartpërmendur u arrestuan në flagrancë për vepren penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit?, vepër penale qe parashikohen nga neni dhe 278 i K. Penal" informon policia.

Gjatë kontrollit të mëtejshem në automjet policia gjeti një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës? të parashikuar nga neni 247 i K. Penal, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit, shtetasi F. H 38 vjeç, lindur dhe banues Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/levizte-me-pistolete-ne-mjetin-me-feneline-policie-arrestohet

Free Traffic Exchange