Tiranë, lëvizte me armë pak para protestës, arrestohet 32-vjeçari

2018-05-11 0

Qarkullonte me armë zjarri pa leje në Tiranë, si pasagjer në një makinë që përdorte fenelinë policie, arrestohet në flagrancë nga Policia. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që përdorte fenelinën e policisë për veprën penale ?Mbajtja pa të drejte e uniformës.
Në vijim të masave për evidentimin dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën ?Tom Plezha?, Tiranë, në automjetitn me targa angleze HN55DPX, që drejtohej nga shtetasi F.H, rezultoi se:

Aleksandro Karaj, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë , i cili ishte pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik i'u gjet në trup një Pistoletë e markes ?Beretta? kalibri 7.65 mm.

Shtetasi i lartpërmendur u arrestuan në flagrancë për vepren penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit?, vepër penale qe parashikohen nga neni dhe 278 i K. Penal.