Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se opinionin publik nuk beson tek ambasadorët. I ftuar në emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare, deputeti demokrat tha se për aq kohë sa reforma në drejtësi ka ngecur, kjo tregon se diçka nuk shkon tek ata që mendonin se reforma do të ecte.
Pjesë nga biseda në studio:
Strazimiri: Nuk do të thoja që nuk e kemi mbështetjen ndërkombëtare. Ka faktorë të ndryshëm që ndërhynë. Çështja që nëse reforma ka mbetur pas, ka mbetur për shkak se nuk u dëgjua opozita dhe komisioni i Venecias. Në momentin kur ne e dërguam për herë të parë në opinion për Komisionin e Venecias erdhën dhe e kthyen mbrapsht opinionin dhe thanë mos ngrini struktura të panevojshme, mos e komplikoni sistemin sepse do bëhet i pamenaxhueshëm. Është kjo që po ndodh, kanë krijuar procedura të cilat ne ia hoqëm me marrëveshjen e reformës në drejtësi. Me ligj kanë futur ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ne dhe komisionini Venecias i thamë mos i fusni. Sot nuk mund të akuzojnë askënd përveç vetes. Sa i përket ambasadorit amerikan, çështja për të cilën flasim është teknike, kushtetuese dhe ligjore, nuk është diplomatike, nuk është ndërshtetase.
Ilva Tare: Për reformën në drejtësi amabsadori amerikan ka marrë autorësinë, ka thënë se ne jemi pas përmes OPDAT dhe organizmave të tjerë
Strazimiri: I gjithë spektri politik shqiptar përfshi dhe partnerët kanë qenë për një reformë në drejtësi që të respektonte opinionin e Venecias. Nuk janë as të PD dhe as të PS ata burra që japin një mendim,është një institucion i ngritur dhe funksionin si një lloj gjykate pranë Këshillit të Europës. Edhe tek Komisioni i Venecias kur e çuam, çuam një kërkesë për opinion juridik. Çdo injkunacion që i bëhet argumentit juridik me probleme diplomatike, politike apo klientelizma nuk i shërben problemit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-strazimiri-qytetaret-nuk-besojne-tek-ambasadoret