Zone e Lire/ Berisha: Menyra si reagojne ndaj korrupsionit​ fatkeqesi e shqiptareve (26.01.2018)

2018-05-11 0

Vetëm një ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan.
Përmes intervistës ?Protesta e opozitës? Berisha tha së qytetarët duhet t?i bashkohen protestës për të ringjallur shpresën, ndërkohë që shtoi me bindje se nuk do të ketë më marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
?Qytetarët shqiptarë duhet ti bashkohen protestës së ditës së nesërme për të ringjallur shpresën, protesta e nesërme do të jetë protestë e bashkimit dhe jo e përçarjes.
Protesta mund të ketë besim, por mund të ketë edhe nota mosbesimi. Unë ripërsëris se qëllimi i kësaj protestës është ngjallja e shpresës së shqiptarëve. Nuk mund të ketë më asnjë pakt mes PD-së dhe PS sipas mendimit tim. Unë mendoj se nëna e të këqijave për ne si komb por me një reflektim të thelle në kulturën tonë është qëndrimi ndaj korrupsioni. Nuk do bëhemi dot ata që duam nëse ne si njerëz nuk ndryshojmë këtë qëndrim?, tha Berisha.

Free Traffic Exchange