Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 900 kg kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh,
Mediat italiane raportojnë se vlerë e drogës kap shifrën e 8 milionë euro në tregun me pakicë.
Operacioni u zhvillua në prigjet e Pugnochiuso në Foggia.
"Ansa" shkruan se trafikantët, në sytë e njësive të Guardia di Finanza, kanë liruar garkesën e drogës. duke i hedhur ato në det dhe më pas kanë lënë anijen në plazhin e Pugnochiuso, për t'u arrestuar pak momente më vonë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se gomonia me drogë është nisur nga Mali i Zi mesnatën e shkuar.
Dy skafistët shqiptarë janë nisur në drejtim të Malit të Zi, ndërsa janë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin kur kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur për në Itali.
Policia e Shtetit në Shqipëri sqaron se këta shtetas kanë kaluar nga pika kufitare e Muriqanit drejt Malit të Zi më 22 janar, ne orën 14:42 minuta.
"Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi", thuhet në reagim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/itali-sekuestrohen-900-kg-kanabis-arrestohen-dy-shqiptar