Report TV - Protesta e Opozitës, Boçi në 'Repolitix': Ti themi ndal rrugës së Ramës

2018-05-11 0

Pak orë para protestës që do të zhvillohet nesër në Tiranë, deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ftoi qytetarët që t?i bashkohen opozitës nesër në shesh, pasi Rama sipas tij po shkon drejt sundimit të vendit.
?Nisja e protestës pretendohet të jetë më herët nga forumet rinore me inskenime. Më pas do të kulmojë me ardhjen e fluksit të qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë. Është protestë më shumë e qytetarëve sesa e opozitës. Do të ketë edhe qytetarë që do të flasin në protestë, do të shprehin shqetësimet e tyre.

Kërkesa është për një qeveri anti-mafia, që është baza e reformës zgjedhore. Qëllimi është që t?i thuhet ndal rrugës së Ramës për të sunduar këtë vend. Rama po ndjek hapat për të shkuar drejt sundimit të vendit, po kap të gjitha institucionet, përfshirë edhe FSHF. Nuk është vetëm Duka kandidat, është edhe një grua dhe një kandidat tjetër? tha ai.