Ora News - Sadije Agolli: Vdekja më ndan nga shtëpia e Dritëroit, muzenë ta bëjnë diku tjetër

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës kërkon që dy apartamentet e shkrimtarëve Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli t'i vendos në inventarin e pasurive të paluajtshme dhe t'i kthej në shtëpi muze, të hapura për publikun dhe vizitorët.

Shtëpitë e tyre janë në të njëjtin pallat; në katin e 3-të familja Kadare dhe në Katin e 4-të familja Agolli. Objekti që ndodhet në Qendër të Tiranës, në vetvete mbart gjithashtu një histori që në ideim.

Maks Velo e projekti pallatin në vitin 1972, dhe u burgos 10 vjet për shkak se objekti u pa me dyshime nga regjimi i diktaturës kundër rrymës arkitekturore të sistemit; që lidhej me modernizimin e formave të kubit dhe ishte pallati i vetëm me oxhak.

Nga fasadat komuniste, sot të dalë boje e të amortizuara, Bashkia synon ta kthejë në pjesë të trashëgimisë së qytetit.

Por duket se kjo ide, është e dhimbshme të venë e Dritëroit

Sadijen e gjetëm në shtëpinë që për të çdo objekt, dedikim, dhuratë përmban emocione të veçanta.

Dritëro Agolli ka një vit që është ndarë nga jeta, por bashkëshortja e tij thotë se ende nuk është mësuar me këtë humbje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-kerkon-qe-shtepia-e-kadarese-dhe-agollit-te-behen-muze

Free Traffic Exchange