Report TV - Protesta e opozitës, Basha: Nuk do ketë luftë, do dal bashkë me familjen time

2018-05-11 0

TIRANE - "Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu, ku mori pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord nga protestuesit që pritet të vijnë nga rrethet për t'u tubuar përpara Kryeministrisë.

"Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjithë detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve, të gjitha flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme.