Partia Demokratike është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën që do të zhvillojë nesër së bashku me partitë e tjera opozitare para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë Rama nga pushteti. Deputetja e PD, Grida Duma në një intervistë për Report Tv nga ?Don Bosko? është shprehur se protesta e nesërshme do të jetë vetëm fillimi i valës.
Ajo u shpreh se pritshmëritë janë që nesër në shesh të jenë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Shqipëria për t?i dhënë një mesazh të qartë Edi Ramës. ?Kjo është pjesa më e rëndësishme e përgatitjes, kemi orë qe ecim në njësinë nr. 9 me aktivistët më të shquar, jemi duke bërë detyrën me optimizëm që nesër do të ketë një pjesëmarrje të madhe.